Collector
Vincenzo Montella i largon pesë lojtarë nga lista për ndeshjen ndaj Kosovës | Collector
Vincenzo Montella i largon pesë lojtarë nga lista për ndeshjen ndaj Kosovës
Telegrafi

Vincenzo Montella i largon pesë lojtarë nga lista për ndeshjen ndaj Kosovës

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e martë) ndeshjen historike ndaj Turqisë për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Mungesë e madhe për ‘Dardanët’ në këtë ndeshje do të jetë ajo e kapitenit Amir Rrahmani. Me mungesa do të jetë edhe kombëtarja e Turqisë, aty ku tashmë është e konfirmuar mungesa e qendërmbrojtësit Merih Demiral shkaku i lëndimit. Mirëpo, përveç tij edhe katër lojtarë të tjerë nuk do të kenë mundësinë të paraqiten në ndeshjen ndaj Kosovës. Mediumi i njohur amerikan parashikon fitoren e Kosovës ndaj Turqisë Kjo pasi përzgjedhësi Vincenzo Montella ka vendosur që ata ta shikojnë ndeshjen nga tribunat. Lojtarët turk që nuk do të paraqiten ndaj Kosovës janë këta: Oguz Aydin Merih Demiral Muhammed Sengezer Ahmetcan Kaplan Mustafa Eskihellaç Les joueurs non inclus pour le match de ce soir : ❌ Oğuz Aydin ❌ Merih Demiral (blessé) ❌ Muhammed Şengezer ❌ Ahmetcan Kaplan ❌ Mustafa Eskihellaç — Joueurs Turcs (@JoueursTR) March 31, 2026 Mbulueshmëria speciale e ngjarjes është mundësuar nga DFK Group , Daakonn Investments , Voom , Patos Kosova dhe 99esim . / Telegrafi /

Go to News Site