Collector
Lojtarët e Kosovës dalin në fushë për të inspektuar terrenin ku do të luhet ndeshja | Collector
Lojtarët e Kosovës dalin në fushë për të inspektuar terrenin ku do të luhet ndeshja
Telegrafi

Lojtarët e Kosovës dalin në fushë për të inspektuar terrenin ku do të luhet ndeshja

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Turqisë do të luajnë sonte (e martë) në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, nga ora 20:45, në finalen e madhe për kualifikim për Kupën e Botës 2026. Teksa na ndajnë vetëm pak orë para fillimit të kësaj ndeshjeje historike, të dy ekipet tashmë gjenden në stadium, ku pritet të kryejnë përgatitjet e fundit para fillimit të ndeshjes. Lojtarët e Kosovës tashmë kanë dalë në fushë për të inspektuar terrenin, ku janë pritur me duartrokitje të forta nga tifozët që tashmë kanë filluar të mbushin stadiumin. Gjendja e fushës duket perfekte dhe gjithçka është gati për lojtarët e Kosovës që sonte të shkruajnë emrin e tyre me shkronja të arta në historinë e vendit tonë. Mbulueshmëria speciale e ngjarjes është mundësuar nga DFK Group , Daakonn Investments , Voom , Patos Kosova dhe 99esim . / Telegrafi /

Go to News Site