Telegrafi
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur krenar me rrugëtimin e ‘Dardanëve’ ndërsa i ka falënderuar tifozët për mbështetjen e vazhdueshme. “Sot jemi të gjithë të mërzitur. U munduam dhe deshëm që të kualifikoheshim në Botëror. Ishte e mundur ndaj Turqisë për 90 minuta dhe jam krenar me ekipin”. “Mendoj se i gjithë ekipi e ka përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Kështu do të shkojmë përpara”, ka deklaruar fillimisht Foda. “Dua ta shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë tifozët që ishin në stadium dhe vizituan shtetet tjera kur ishim mysafir”. Vedat Muriqi pas humbjes: Fati nuk e deshi të shkonim në Amerikë, më dhimbset gjithë shteti “Më e rëndësishmja është ajo që i kam thënë edhe ekipit, kushdo që e përcjellë Kosovën, ta ndiejë këtë në fushë dhe ta shohin se ata e japin shpirtin në fushë”, vazhdoi ai. “Synimi ishte kualifikimi në Botëror por të shohim tani për të ardhmen time. Ishim një lojë larg Botërorit, skuadra po zhvillohet mirë. E kam pritur puna dhe mundi shpërblehet”. “Kjo ka ndodhur me skuadrën. Nuk e kam plan që ta lë Kosovën sepse më pëlqen vendi dhe populli”, përfundoi tekniku gjerman./ Telegrafi /
Go to News Site