Telegrafi
Shërbimi Meteorologjik bën të ditur se Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. SHMU njofton se moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të bëhen prezentë që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut parashikohet të vijojnë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 700-900 metër në verilindje - lindje, dhe në lartësinë mbi 1000 metër në juglindje reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar. Era do të fryjë me drejtim verilindje - juglindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 22 m/s. Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-5 ballë. /Telegrafi/
Go to News Site