Collector
Gjesti i madh i Yildiz: Ylli turk harroi festën dhe vrapoi për ta përqafuar Zhegrovën | Collector
Gjesti i madh i Yildiz: Ylli turk harroi festën dhe vrapoi për ta përqafuar Zhegrovën
Telegrafi

Gjesti i madh i Yildiz: Ylli turk harroi festën dhe vrapoi për ta përqafuar Zhegrovën

Kombëtarja e Kosovës u mposht me rezultat 1-0 në shtëpi nga Turqia në finale të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Golin që i dha kualifikimin Turqisë e realizoi sulmuesi Kerem Akturkoglu në minutën e 53-të. Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti ylli i Juventusit, Kenan Yildiz i cili në fund u zëvendësua pas 89 minutash në lojë. E njëjtë nuk ishte situata për bashkëlojtarin e tij te ‘Zonja e Vjetër’, Edon Zhegrova, i cili u inkuadrua në lojë vetëm në pjesën e dytë. Ylli kosovar u fut në lojë në minutën e 71-të, por pavarësisht disa momenteve të mira nuk ia doli që të bëjë dallimin. He’s consoling Zhegrova.. my shaylas ? pic.twitter.com/oOptiTnJAQ — bebe (@bebestellaa) March 31, 2026 Pas përfundimit të ndeshjes futbollistët turq filluan festën, por ajo që mori vëmendjen ishte gjesti i Kenan Yildiz. 20-vjeçari me të parë Zhegrovën vrapoi në drejtim të tij dhe i dha një përqafim duke e ngushëlluar për eliminimin. Dyshja do të rikthehen sërish në aksion së bashku të hënën, kur Juventusi do të jetë nikoqir i Genoas në “Allianz Stadium”./ Telegrafi /

Go to News Site