Telegrafi
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë muajit mars 2026 janë shqiptuar gjithsej 1633 gjoba ndaj shoferëve që kanë tejkaluar kufizimet e lejuara të shpejtësisë. Sipas njoftimit, këto masa janë ndërmarrë në kuadër të angazhimeve për rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore. “Gjatë muajit mars 2026, janë shqiptuar 1633 gjoba ndaj shoferëve të cilët janë kapur duke lëvizur me shpejtësi mbi normat dhe kufizimet e lejuara”, thuhet në njoftim. Policia thekson se tejkalimi i shpejtësisë mbetet një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve, duke rrezikuar jetën e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. “Shpejtësia e papërshtatshme rrezikon drejtpërdrejt jetën e shoferit dhe të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektoni kufizimet e shpejtësisë dhe përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës”, theksohet në apel. Autoritetet policore bëjnë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve. Ndërkohë, qytetarët ftohen të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar shkeljet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406, duke u siguruar se të dhënat e tyre do të ruhen në konfidencialitet të plotë. / Telegrafi /
Go to News Site