Collector
Shteti ekzekutoi pagat me shtesën e rritur të përvojës së punës, Murati ndan detaje | Collector
Shteti ekzekutoi pagat me shtesën e rritur të përvojës së punës, Murati ndan detaje
Telegrafi

Shteti ekzekutoi pagat me shtesën e rritur të përvojës së punës, Murati ndan detaje

Përveç pagës së 13-të për të punësuarit në sektorin publik që marrin pagë nga buxheti, dje janë ekzekutuar edhe pagat e rregullta me shtesën e rritur të përvojës së punës, ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati. “Shtesa është rritur nga 0.25% në 0.50% për 15 vitet e para të përvojës, gjë që nënkupton rritje efektive të pagës për të gjithë të punësuarit,” tha Murati. ​Murati tregon kur dalin pagat e 13-ta për lehonat Ai theksoi se shtesa e rritur është paguar edhe për dy muajt e shkuar, janar dhe shkurt. Sa i përket rasteve të grave në pushim të lehonisë që mund të mos jenë përfshirë dje në pagën e 13-të, Murati u bëri thirrje që ato t’u drejtohen menaxhmentit në institucionin ku punojnë. “Listat e pagave përgatiten nga secili institucion përkatës, dhe ato janë përgjegjës për lëshimet eventuale, të cilat mund të korrigjohen në muajin vijues,” shtoi ai. /Telegrafi/

Go to News Site