Collector
Pentagoni refuzon të konfirmojë mbrojtjen kolektive të NATO-s: Varet nga Trump | Collector
Pentagoni refuzon të konfirmojë mbrojtjen kolektive të NATO-s: Varet nga Trump
Telegrafi

Pentagoni refuzon të konfirmojë mbrojtjen kolektive të NATO-s: Varet nga Trump

Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth, të martën nuk pranoi të konfirmojë angazhimin e SHBA-së ndaj mbrojtjes kolektive të NATO-s (çka njihet si Neni 5 i Traktatit të Aleancës), duke thënë se vendimi për këtë “do të jetë në dorë të presidentit amerikan, Donald Trump”. Si arsye ai përmendi mungesën e mbështetjes nga aleatët evropianë ndaj përpjekjeve ushtarake të SHBA-së në luftën kundër Iranit. Ai tha se kjo deklaratë është “shumë domethënëse” sepse mbrojtja kolektive është themeli i aleancës së NATO-s, e krijuar në vitin 1949 për të parandaluar ndonjë sulm ndaj vendeve anëtare, shkruan reuters . Çdo sinjal se SHBA-ja mund të mos jetë e gatshme të mbrojë aleatët e saj në rast sulmi, përfshirë nga Rusia apo ndonjë tjetër fuqinë, mund të dobësojë besueshmërinë e aleancës edhe nëse Trump nuk e çon deri në fund tërheqjen - një vendim që ndoshta do të kërkonte aprovimin e Kongresit amerikan. Në konferencën për shtyp në Pentagon, Hegseth përsëriti se çështja e angazhimit nën Nenin 5 është “në dorë të presidentit”, duke theksuar se shumë gjëra janë zbuluar kohët e fundit rreth marrëdhënieve me aleatët. Ai iu referua disa kritika nga Trump ndaj Francës për moslejimin e avionëve amerikanë me destinacion Izraelin dhe ndaj Britanisë së Madhe për mosbashkimin me SHBA-në dhe Izraelin në luftë kundër Iranit. /Telegrafi/

Go to News Site