Collector
Komuniteti i Suharekës angazhohet për një mjedis më të pastër | Collector
Komuniteti i Suharekës angazhohet për një mjedis më të pastër
Telegrafi

Komuniteti i Suharekës angazhohet për një mjedis më të pastër

Në kuadër të përpjekjeve për promovimin e një mjedisi më të qëndrueshëm, punëtoria “Qëndrueshmëria Mjedisore dhe platforma ndreqe.com” mblodhi përfaqësues të OJQ-ve lokale, ambientalistë, aktivistë të rinj dhe profesorë të gjimnazeve për të diskutuar sfidat dhe zgjidhjet e mundshme për komunitetin. Gjatë punëtorisë u trajtuan çështje të rëndësishme si sfidat mjedisore në nivel lokal, roli i qytetarëve dhe të rinjve në promovimin e praktikave të qëndrueshme, si dhe rëndësia e edukimit medial në luftimin e dezinformatave lidhur me çështjet mjedisore. Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me platformën ndreqe.com, duke parë nga afër mënyrat se si mund të përdoret për raportimin e problemeve në komunitet dhe për të kontribuar në përmirësimin e hapësirave publike. Ky aktivitet vjen si një nismë konkrete për të fuqizuar qytetarët dhe për të krijuar hapësira më të sigurta dhe më të pastra për jetesë. / Telegrafi /

Go to News Site