Telegrafi
Në fshatin Studeniçan të Shkupit ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një automjeti të udhëtarëve të llojit “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Q.A. (42) nga fshati Studeniçan, dhe një automjeti të udhëtarëve të llojit “Toyota” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 34-vjeçarja R.I., po ashtu nga Studeniçani. Siç informojnë nga MPB, në këtë aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit “Audi” dhe një bashkudhëtar gjashtëvjeçar në automjetin “Toyota”. Ndërkohë, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesja R.I. dhe një tjetër bashkudhëtar gjashtëvjeçar nga automjeti “Toyota”, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Ekspertizën në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup.
Go to News Site