Collector
Nëna e Selin i kërkon vajzës të largohet në mënyrë të menjëhershme nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 5 | Collector
Nëna e Selin i kërkon vajzës të largohet në mënyrë të menjëhershme nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 5
Telegrafi

Nëna e Selin i kërkon vajzës të largohet në mënyrë të menjëhershme nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 5

Një surprizë e veçantë dhe emocionale u rezervua për banoren Selin në spektaklin e së mërkurës në Big Brother VIP Albania 5. Ajo që e bëri këtë moment edhe më të veçantë ishte vizita e papritur e nënës së saj, Jasmina, e cila erdhi për ta mbështetur Selinin, veçanërisht pas përkushtimit të saj në rregullimin e stilit të jetës dhe përgatitjet për finalen që po afronte. Fillimisht, Selin u emocionua shumë nga kjo vizitë e bukur, vetëm pak javë para finales, por momenti mori një kthesë surprizuese kur Jasmina i kërkoi menjëherë Selinit të largohej nga shtëpia e Big Brother. Nena e balerinës argumentoi se sharjet dhe ofendimet e vazhdueshme nga dy banorët, Miri dhe Rogerti, gjatë 48 orëve të fundit ishin të papranueshme. Megjithatë, Selin u rikthye në shtëpi dhe, nga dhoma e rrëfimit, ajo i bëri të qartë publikut dhe produksionit se dëshiron të vazhdojë garën deri në fund, pavarësisht sugjerimeve të nënës së saj për të tërhequr dorë. Ky moment emocionues i solli publikun pranë ekranit, duke treguar sa shumë përkushtim dhe vendosmëri ka Selin në këtë edicion, edhe përballë presionit dhe kritikave nga të tjerët brenda shtëpisë. /Telegrafi/

Go to News Site