Telegrafi
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha është shpërblyer së fundmi me çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDMAwards, një vlerësim i rëndësishëm për kontributin e saj në muzikën dance . E emocionuar për këtë arritje, artistja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video ku shihet duke pranuar trofeun, teksa falënderon fansat dhe komunitetin e muzikës elektronike për mbështetjen e vazhdueshme. “Wow, faleminderit EDMAs. Kjo është e pabesueshme. ‘Female Icon Award 2026’. Dua të falënderoj shumë fansat e mi që më kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi të çmendur. Faleminderit gjithashtu komunitetit të muzikës dance që më ka pranuar. Muzika dance ka qenë gjithmonë një pjesë e madhe e jetës sime. Ka qenë arratisja ime, terapia ime – dhe vazhdon të jetë edhe sot. Nuk ka asgjë si ta dëgjosh këngën tënde në një festival, në klub apo në makinë. Kur bëhet fjalë për muzikën dance , ndjesia është krejt ndryshe. Faleminderit edhe një herë. Dhe sigurohuni të dëgjoni këngën time të re ‘New Religion’, me grupin e mrekullueshëm Faithless. Është publikuar tashmë. Cheers”, u shpreh ajo. View this post on Instagram A post shared by EDMAwards (@edmawardsmiami) Vitet e fundit, Bebe Rexha ka qenë shumë e angazhuar në zhanrin euro-dance, duke sjellë projekte që janë shndërruar në hite globale. Ndër më të suksesshmet përfshihen I'm Good (Blue), One in a Million dhe New Religion, të cilat i përkasin këtij stili muzikor. Ky çmim konsiderohet si një tjetër arritje e rëndësishme në karrierën e saj, duke konfirmuar ndikimin që artistja shqiptare ka në skenën ndërkombëtare të muzikës elektronike. /Telegrafi/ - YouTube youtu.be
Go to News Site