Telegrafi
Një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht një grua. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:00, në Vushtrri. Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Vushtrri 01.04.2026-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Go to News Site