Collector
Sulmet ajrore godasin urën më të lartë në Lindjen e e Mesme | Collector
Sulmet ajrore godasin urën më të lartë në Lindjen e e Mesme
Telegrafi

Sulmet ajrore godasin urën më të lartë në Lindjen e e Mesme

Një urë 1,000 metra e gjatë që lidh dy nga qytetet më të mëdha të Iranit është shembur, raporton agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars. Me një lartësi prej 136 metrash, Ura B1 midis Teheranit dhe Karajit konsiderohet si më e larta në Lindjen e Mesme dhe u përurua në fillim të këtij viti, sipas Fars. Ajo u cilësua në median shtetërore si "një nga projektet më komplekse inxhinierike në Azinë Perëndimore". Irani synon firmat e çelikut të lidhura me SHBA-në në sulme 'paralajmëruese' Press TV iranian raportoi se ura vlerësohej në 400 milionë dollarë. Ndryshe, Garda Revolucionare e Iranit thotë se ka synuar objektet e çelikut dhe aluminit të lidhura me SHBA-në në shtetet e Gjirit. Këto sulme ishin një "paralajmërim", sipas tyre. Ata thanë se nëse industritë iraniane goditen përsëri, "përgjigja e ardhshme e Teheranit do të jetë më e dhimbshme". /Telegrafi/

Go to News Site