Telegrafi
Ndërmarrja Publike Lokale “Kastrioti” në Obiliq ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet e pastrimit në terren, me fokus në përmirësimin e gjendjes mjedisore në zonat urbane dhe rurale. Sipas njoftimit, në fshatin Plemetin është realizuar largimi i mbeturinave nga punëtorët e operativës, duke ndikuar në përmirësimin e dukshëm të ambientit dhe krijimin e një hapësire më të pastër për banorët. Nga kjo ndërmarrje theksohet se punëtorët e operativës kanë rol të rëndësishëm edhe në mirëmbajtjen e rrugëve në qytetin e Obiliqit, përmes angazhimit të vazhdueshëm në pastrim dhe rregullim të hapësirave publike. Sipas NPL “Kastrioti”, ky angazhim ndikon drejtpërdrejt në rritjen e pastërtisë, sigurisë dhe pamjes estetike të qytetit. Nga ndërmarrja është bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët, duke theksuar se ruajtja e një mjedisi të pastër kërkon angazhim të përbashkët për arritjen e rezultateve të qëndrueshme. / Telegrafi /
Go to News Site