Collector
LVV ia kërkon Osmanit anëtarin e tretë në KQZ | Collector
LVV ia kërkon Osmanit anëtarin e tretë në KQZ
Telegrafi

LVV ia kërkon Osmanit anëtarin e tretë në KQZ

Sekretari Organizativ i LVV, Alim Rama, i është drejtuar me letër Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, duke kërkuar emërimin e anëtarit të tretë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga partia e tij. Sipas letrës, kjo kërkesë bazohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mospranimin e kërkesës së Presidentes për vlerësimin e konfliktit mes kompetencave kushtetuese sipas nenit 113 (3) (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (Nr. i lëndës: KO81/26). Alim Rama thekson se vullneti politik i qytetarëve, i shprehur me votë popullore në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duhet të respektohet. Ai shton se përfaqësimi i subjekteve politike në KQZ lidhet drejtpërdrejt me përfaqësimin parlamentar të dalë nga zgjedhjet, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të këtij parimi.

Go to News Site