Telegrafi
Ndarja e pagës së 13-të për zyrtarët publik por jo edhe për punonjësit e ndërmarrjeve publike, ka ka aktivizuar sindikatat, që kanë listuar kërkesat e tyre për institucionet qendrore. Gjithashtu, janë paralajmëruar edhe protesta e greva. Fillimisht kërkesat ua drejtuan veç me shkrim. Por kur s’morën përgjigje tash po i japin zë padrejtësisë që pretendojnë se iu bë. Sindikata e Re e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës të enjten mbajti konferencë para qeverisë duke kërkuar ekzekutimin e pagës së 13-të edhe për ta. “Punëtorët e Koorporatës Energjetike të Kosovës janë revoltuar për shkak se na kanë anashkaluar, punëtorët të cilët japin energjinë e bëjnë shtetin të punojë me energji në mënyrë që shteti janë të funksionojë sa më mirë”, ka thënë Xhelal Jashari, kryetar i Sindikata e Re e punëtorëve të KEK-ut. Kritik ndaj qasjes së qeverisë qe edhe nënkryetari i kësaj sindikate, Nexhat Llumnica. “Këta ose e komentojnë ligjin sipas dëshirës ose me të vërtetë janë të padijshëm sepse t’i thuash një veterani që punonë në KEK nuk të takon paga e 13-të edhe pse je ndërmarrje publike vetëm këtu ndodh”, ka thënë Llumnica. Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik Rrogën e 13-të po e kërkojnë edhe Sindikata e Punëtorëve të Postës së Kosovës. “Ne me 1 mars ju kemi drejtu menaxhmentit dhe bordit me kërkesë, kemi kërku nga bordi dhe menaxhmenti të përdorin autoritetin ndaj ministrisë që të mos ndahemi ne nga ajo pjesë qe e kanë marrë rrogën e 13-të”, ka thënë Bujar Shala. Me të njëjtën kërkesë e kritikë, qeverisë iu drejtuan edhe Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës. Përmes një reagimi publik ata kërkuan që qeveria të marrin parasysh kërkesat e tyre para masave sindikale. Por, pagat, sipas ligjit ndërmarrjet publike i kanë nën vetëfinancim andaj për të arritur këtë kërkesë ekziston vetëm një mundësi. “Ndërmarrjet publike vetëfinancohen domethënë ato duhet të kujdesën vet për ndarjen e pagave, të njëjtat munden me ju drejtu kuvendit për ndryshimin e ligjit të pagave për ndërmarrjet publike me ndonjë peticion të përbashkët…”, ka thënë Naim Jakaj nga IKD. Sindikatat e punëtorëve të ndërmarrjeve publike iu kanë drejtuar me ankesë edhe Institucionit të Avokatit të Popullit, e janë paralajmëruar edhe protesta e greva të përgjithshme./TV Dukagjini - YouTube youtu.be
Go to News Site