Collector
Italianët humbën miliona euro për shkak të humbjes ndaj Bosnjës | Collector
Italianët humbën miliona euro për shkak të humbjes ndaj Bosnjës
Telegrafi

Italianët humbën miliona euro për shkak të humbjes ndaj Bosnjës

Komuniteti sportiv italian pësoi një goditje të rëndë pas humbjes së Azzurrëve ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në finalen e play-off-it për Kupën e Botës 2026 në Bilino Polje. Skuadra e drejtuar nga Sergej Barbarez triumfoi pas penalltive me rezultatin 4-1, duke lënë Italinë jashtë turneut për herë të tretë radhazi. Ky dështim nuk prek vetëm prestigjin dhe historinë e skuadrës katër herë kampione botërore, por ka shkaktuar edhe humbje financiare të konsiderueshme. Sipas llogaritjeve të Gazzetta dello Sport, Federata Italiane e Futbollit ka humbur të paktën 100 milionë euro nga tre eliminimet radhazi, ku pjesa më e madhe, rreth 45 milionë euro, i referohet moskualifikimit për Kupën e Botës 2026. Humbja përfshin: 9 milionë euro nga bonusi minimal i pjesëmarrjes së FIFA-s, 16 milionë euro nga gjobat e sponsorëve dhe të drejtat e humbura të shitjes së produkteve dhe 20 milionë euro nga pozicioni i dobët në negociatat me partnerët për periudhën e ardhshme. Disfata kundër Bosnjës pasqyrohet edhe në nivel institucional. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dha dorëheqjen menjëherë pas ndeshjes, ndërsa jo shumë kohë më vonë, edhe Gianluigi Buffon, kreu i delegacionit italian, dha dorëheqjen. Pritet që edhe trajneri i Azzurrëve, Gennaro Gattuso, të japë dorëheqjen zyrtarisht nga pozicioni i tij, duke hapur një epokë të re në drejtimin e kombëtares italiane pas një humbjeje historike. /Telegrafi/

Go to News Site