Collector
Liverpooli nuk dorëzohet për Konaten - vjen lëvizja e radhës nga klubi anglez | Collector
Liverpooli nuk dorëzohet për Konaten - vjen lëvizja e radhës nga klubi anglez
Telegrafi

Liverpooli nuk dorëzohet për Konaten - vjen lëvizja e radhës nga klubi anglez

Sipas gazetarit Florian Plettenberg , Liverpool po vazhdon përpjekjet për të rinovuar kontratën e mbrojtësit Ibrahima Konate, duke i paraqitur tashmë një ofertë të re afatgjatë. Kontrata aktuale e qendërmbrojtësit francez po i afrohet fundit dhe ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare. Megjithatë, drejtuesit e klubit anglez mbeten optimistë se do ta sigurojnë të ardhmen e tij në “Anfield”, pavarësisht interesimit të madh nga klube të tjera elitare, përfshirë Real Madrid. Ndërkohë, Konaté vazhdon të jetë një nga lojtarët kyç në formacionin e trajnerit Arne Slot. Ai është shndërruar në titullar të rregullt këtë sezon, duke regjistruar 41 paraqitje në të gjitha garat dhe duke kontribuar me dy gola. /Telegrafi/

Go to News Site