Telegrafi
Kosova u mposht të martën mbrëma me rezultat 1-0 nga Turqia në finalen e play-offit për Kupën e Botës 2026, në një ndeshje të vendosur nga një moment i vetëm. Golin e fitores për Turqinë e realizoi Kerem Akturkoglu në minutën e 53-të, pas një goditjeje të Orkun Kokçu, duke siguruar kualifikimin e ekipit të tij në Kampionatin Botëror. Pas ndeshjes, mediat turke kanë zbuluar edhe një bisedë interesante mes dy futbollistëve menjëherë pas golit. Të dy kanë qenë më herët bashkëlojtarë te Benfica. “Nëse nuk do ta prekja topin, do të dilte jashtë. Për këtë arsye e preka atë”, i ka thënë Akturkoglu shokut të tij të skuadrës. Ndërkohë, Kokçu, që aktualisht luan te Beşiktaş, i është përgjigjur menjëherë: “E di, nuk ka problem”. Kerem Aktürkoğlu: Ben topa dokunmasam dışarıya gidecekti, o yüzden dokundum.. Orkun Kökçü: Biliyorum, problem yok.. pic.twitter.com/8oEm9IKZ4N https://t.co/6rbuuZjWVY — barkın (@barknedit) April 2, 2026 Ky komunikim i shkurtër tregon qartë se sa vendimtare ishte ndërhyrja e Akturkoglut në atë moment, që në fund rezultoi vendimtar për fatin e ndeshjes dhe kualifikimin e Turqisë në skenën më të madhe të futbollit botëror. /Telegrafi/
Go to News Site