Collector
Ia dëmtuan veturën dhe e sulmuan fizikisht, arrestohet i dyshuari në Prishtinë | Collector
Ia dëmtuan veturën dhe e sulmuan fizikisht, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Telegrafi

Ia dëmtuan veturën dhe e sulmuan fizikisht, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të sulmit në Prishtinë, ku një person ka raportuar se përveç që i është dëmtuar vetura, është sulmuar edhe fizikisht. Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 09:00. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se i ka dëmtuar edhe veturën”, thuhet në raport. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Go to News Site