Collector
Bianca Censori shfaqet në kostum të kaltër të ngushtë, gjatë koncerteve të Kanye West | Collector
Bianca Censori shfaqet në kostum të kaltër të ngushtë, gjatë koncerteve të Kanye West
Telegrafi

Bianca Censori shfaqet në kostum të kaltër të ngushtë, gjatë koncerteve të Kanye West

Bianca Censori, gruaja e reperit Kanye West, tërhoqi vëmendjen me një kostum të ngushtë blu gjatë koncerteve të rikthimit të tij në stadiumin SoFi në Los Angeles. Arkitektja 31-vjeçare australiane, e cila së fundmi drejtoi videoklipin e këngës “Father” me Travis Scott, postoi pamje nga performanca në Instagram. Kostumi i saj kishte dekolte të thellë, ndërsa ajo e kombinoi me taka të gjelbër limoni dhe topuz elegant, shkruan DailyMail. Videoklipi për këngën “Father” u xhirua në një kuadër të vetëm, me personazhe që lëviznin brenda një kishe ngjyrë bezhë, dhe Censori e përshkroi eksperiencën si një vazhdim të formimit të saj në arkitekturë dhe art performues. Kanye West, i njohur edhe si Ye, publikoi javën e fundit albumin e tij të 12-të solo dhe rikthehet në skenë pas katër vitesh nga albumi Donda 2. Gjatë performancës së tij të mërkurës, ai ndërpreu koncertin për t’u ankuar për efektet e ndriçimit, por më pas rifilloi shfaqjen pas rregullimeve të ekipit. Koncerti i ardhshëm i West në stadiumin SoFi është i planifikuar për të premten, më 3 prill. /Telegrafi/

Go to News Site