Collector
OH, FIKENI ATË DRITË! | Collector
OH, FIKENI ATË DRITË!
Telegrafi

OH, FIKENI ATË DRITË!

Poezi nga: Maria Polydouri Përktheu nga greqishtja: Mario Vitti Oh atë dritë, a s’e fikni pak! Natë tani, përse lipset? Dita kaloi. Dhe tani mjaft. Ndoshta, fshehur gjumi këtu pranë pret dhe ky çast e pengon të vijë ndërsa unë e pres. Shpirtin në fyt e kam, ngashërimat ma kanë lodhur gjoksin. Hiqeni tej atë dritë! Dua të jem vetëm tani. Mjaft me mashtrimet e një jete të tërë. Çdo mundim vete kundër luftës së fundit. Mos më shqetësoni më. Më ka mbetur ende diçka për të gënjyer natën, përkulu më me ngrohtësi mbi sytë e mi të turbulluar. Hiqeni tej atë dritë! Ky është çasti. E dua të gjithë për vete. Është çasti të fle ... Hiqeni tej atë dritë! Më mundon ... Shpirti nuk ma do ...

Go to News Site