Collector
“Do të pimë kafenë bashkë me Mateon dhe të festojmë fitoren e të dyve”, Daja i bën surprizë nga ajri Brikenës | Collector
“Do të pimë kafenë bashkë me Mateon dhe të festojmë fitoren e të dyve”, Daja i bën surprizë nga ajri Brikenës
Telegrafi

“Do të pimë kafenë bashkë me Mateon dhe të festojmë fitoren e të dyve”, Daja i bën surprizë nga ajri Brikenës

Sot në Big Brother VIP Albania, Brikena u surprizua nga daja i saj, i cili i dërgoi një mesazh të veçantë përmes një droni. Në letrën që fluturonte nga ajri shkruhej: “Do të pimë kafenë bashkë me Mateon dhe të festojmë fitoren e të dyve”. Brikena u përqafua me Mateon, Shendritin dhe Selinin. BBVA/Instagram Ky moment ka një rëndësi të veçantë, pasi më parë Mateo kishte treguar se daja i Brikenës njëherë i kishte prerë rrugën kur ai donte të takohej me të, duke e bërë surprizën nga ajri një moment të veçantë për çiftin. Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 5 është konfirmuar dhe do të zhvillohet më 18 prill. Në natën finale do të garojnë vetëm katër finalistë, duke bërë ditët e ardhshme vendimtare për banorët e mbetur. Aktualisht në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ndodhen nëntë konkurrentë: Selin, Mali, Miri, Rogerti, Juela, Mateo, Brikena, Shendriti dhe Edisa. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Go to News Site