Telegrafi
Artistja me rrënjë nga Kosova, Donna Dafi, po bën jehonë në SHBA. Mediumi amerikan Daily Music Roll i ka kushtuar një artikull të veçantë këngës së saj më të re “Touch Me Like That”, duke e vendosur në fokus ndërkombëtar. Kënga cilësohet si një hit me energji të lartë, i përshtatshëm për klube dhe skena të mëdha, ku Donna shfaq vetëbesim dhe kontroll të plotë artistik. - YouTube youtu.be Artikulli thekson stilin e saj të drejtpërdrejtë, refrenin e fuqishëm dhe interpretimin e sigurt që e bëjnë këngën lehtësisht të paharrueshme. Vëmendje merr edhe videoklipi minimalist, i fokusuar te prezenca dhe kontrolli i artistes në çdo detaj. View this post on Instagram A post shared by Donna Dafi (@donnadafi) Sipas Daily Music Roll , sfondi i saj multikulturor dhe rrugëtimi i gjatë – nga bashkëpunimi me Sabri Fejzullahu deri te labeli Record 17 – dëshmojnë se suksesi i saj është rezultat i punës së vazhdueshme. “Touch Me Like That” shihet si deklarata e një artisteje që po merr skenën ndërkombëtare nën kontroll. /Telegrafi/
Go to News Site