Collector
​Vazhdon debati parlamentar për rritjen e çmimit të naftës, LVV dhe ministrat mungojnë në sallë | Collector
​Vazhdon debati parlamentar për rritjen e çmimit të naftës, LVV dhe ministrat mungojnë në sallë
Telegrafi

​Vazhdon debati parlamentar për rritjen e çmimit të naftës, LVV dhe ministrat mungojnë në sallë

Kuvendi i Kosovës po vazhdon debatin parlamentar për rritjen e çmimit të naftës. Pas pauzës, po mungojnë numër i madh i deputetëve, sidomos ata të Lëvizjes Vetëvendosje si dhe ministrat. Kjo seancë e jashtëzakonshme është ftuar nga partitë opozitare, ndërkaq rezoluta është prezantuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, përmes kësaj rezolute, ka kërkuar nga qeveria uljen e përkohshme të akcizës nga 36 cent në 20 cent në litër me afat të përkohshëm. “Hup, laper”, përplasje mes Mustafës së LDK-së e Azemit të VV-së Po ashtu, është kërkuar edhe ulja e përkohshme e TVSh-së në karburante, por edhe që urgjentisht të gjej forma për të subvencionuar çmimin e naftës për bujqësinë, transportin publik dhe prodhuesit vendor. Këto janë kundërshtuar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, ku ka pasur kundërshtime e replika mes pozitës e opozitës. Ministri i Financave, Hekuran Murati ka kritikuar opozitën për propozimin që të ulet akciza përkohësisht, duke thënë se kjo shtetit ia ul të hyrat 10 milionë euro më pak.

Go to News Site