Collector
Ganimete Musliu ia kap mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ta vazhdojë fjalën në foltore | Collector
Ganimete Musliu ia kap mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ta vazhdojë fjalën në foltore
Telegrafi

Ganimete Musliu ia kap mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ta vazhdojë fjalën në foltore

Gjatë kohës sa kryeministri Albin Kurti po fliste, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë një gjest proteste. Ajo shkoi te foltorja dhe ia largoi mikrofonin të parit të Qeverisë. “Kthehu në temë kryeministër, sepse i ke pasë katër vjet me qeverisë, dhe nuk e ke realizu asnjë projekt”, i tha, Musliu, Kurtit. Derisa drejtuesi i seancës Ardian Gola ka reaguar duke i kërkuar Musliut të ulet në vend. Tensione në Kuvend, krahasimi i LVV me Listën Serbe shkakton reagimin e Golës "Unë kam diskrecionin të vendos", iu drejtua Gola, Musliut. “Kthehu në temë e mos na shit përralla. Kthehu në temë, thirre kabinetit qeveritar këtu, edhe ti i nderuar mbaje rendin. Mbaje rendin”. “Kryeministër, kthehu në temë. Nëse nuk kthehesh me folë për naftë, nuk do të flasësh”, vijoi Musliu. - YouTube youtu.be

Go to News Site