Telegrafi
Organizatorët e Eurovision 2026 kanë publikuar renditjen zyrtare të paraqitjes (running order) për dy gjysmëfinalet, që do të mbahen në Vjenë, Austri. Sipas njoftimit, Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet më 12 maj, Gjysmëfinalja e dytë më 14 maj, ndërsa Finalja e Madhe është planifikuar për 16 maj 2026. Një nga risitë e këtij edicioni është se juritë profesionale rikthehen në gjysmëfinale, krahas televotimit të publikut – një praktikë që, sipas Eurovision, po rikthehet në këtë fazë të garës pas vitit 2022. Në dy netët gjysmëfinale do të performojnë edhe shtetet e “Big 5” – Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar – si dhe Austria si vend pritës. Këto vende kualifikohen automatikisht në finale, por do të ngjiten në skenë edhe gjatë gjysmëfinaleve. Sa i përket Shqipërisë, ajo është vendosur të performojë në Gjysmëfinalen e dytë, në pozicionin e 13-të. Gjysmëfinalja 1 (12 maj) – renditja e paraqitjes Moldova: Satoshi – Viva, Moldova! Suedia: FELICIA – My System Kroacia: LELEK – Andromeda Greqia: Akylas – Ferto Portugalia: Bandidos do Cante – Rosa Gjeorgjia: Bzikebi – On Replay — Italia: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì (Big 5) Finlanda: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin Mali i Zi: Tamara Živković – Nova Zora Estonia: Vanilla Ninja – Too Epic To Be True Izraeli: Noam Bettan – Michelle — Gjermania: Sarah Engels – Fire (Big 5) Belgjika: ESSYLA – Dancing on the Ice Lituania: Lion Ceccah – Sólo Quiero Más San Marino: SENHIT – Superstar Polonia: ALICJA – Pray Serbia: LAVINA – Kraj Mene Gjysmëfinalja 2 (14 maj) – renditja e paraqitjes Bullgaria: DARA – Bangaranga Azerbajxhani: JIVA – Just Go Rumania: Alexandra Căpitănescu – Choke Me Luksemburgu: Eva Marija – Mother Nature Çekia: Daniel Zizka – CROSSROADS — Franca: Monroe – Regarde ! (Big 5) Armenia: SIMÓN – Paloma Rumba Zvicra: Veronica Fusaro – Alice Qiproja: Antigoni – JALLA — Austria: COSMÓ – Tanzschein (vendi pritës) Letonia: Atvara – Ēnā Danimarka: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem Australia: Delta Goodrem – Eclipse Ukraina: LELÉKA – Ridnym — Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei (Big 5) Shqipëria: Alis – Nân Malta: AIDAN – Bella Norvegjia: JONAS LOVV – YA YA YA. /Telegrafi/ - YouTube youtu.be
Go to News Site