Telegrafi
Bundesliga ka krijuar një video me pesë momentet më të mira të Fisnik Asllanit, pra golat dhe asistimet. Ylli i Kosovës po shkëlqen vazhdimisht te Hoffenheimi, ku falë paraqitjeve fantastike edhe ka fituar vëmendjen e top gjigantëve evropianë si Barcelona, Bayern Munich e Borussia Dortmund. Bundesliga ka krijuar një video në rrjetin social “Tiktok” me Asllanin, duke përmendur pesë momentet më të mira të lojtarit në fanellën e Hoffenheim. Vendin e parë e zuri supergoli ndaj Heidenheimit të Diant Ramajt, ndërsa si pozitë e dytë asistimi kundër Bayern Munichut. Ndërkohë, Asllani do të rikthehet në fushë këtë vikend kundër Mainz 05./ Telegrafi /
Go to News Site