Collector
Moti në fundjavë - shi të shtunën, diell të dielën | Collector
Moti në fundjavë - shi të shtunën, diell të dielën
Telegrafi

Moti në fundjavë - shi të shtunën, diell të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin në fundjavë. Derisa e shtuna do të jetë me shi, të dielën pritet përmirësim i kushteve meteorologjik. IHK njofton se të dielën vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale 3 deri 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 10 deri në 13 gradë. Era do të fryjë nga veriperëndimi, shpejtësia 1-7/s. Ndërkaq, për të dielën pritet përmirësim i kushteve meteorologjike. Moti parashihet të jetë me vranësira të shpërndara dhe me diell. Temperaturat minimale 1 deri 3 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale 15-18 gradë Celsius. Era, nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/

Go to News Site