Collector
Disa raste të dhunës në familje në 24 orë - babë e vajzë në Obiliq pas një mosmarrëveshjeje pranojnë tretman mjekësor | Collector
Disa raste të dhunës në familje në 24 orë - babë e vajzë në Obiliq pas një mosmarrëveshjeje pranojnë tretman mjekësor
Telegrafi

Disa raste të dhunës në familje në 24 orë - babë e vajzë në Obiliq pas një mosmarrëveshjeje pranojnë tretman mjekësor

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për disa raste të dhunës në familje, të raportuara në organet e rendit në 24-orët e fundit. Rastet e dhunës kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Obiliq, Mitrovicë. Raporti policor: Fushë Kosovë 03.04.2026 – 01:59. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi ajo ka shqetësuar dhe kanosur viktimën mashkull kosovar, i cili kishte urdhër mbrojtje nga gjykata. Me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Fushë Kosovë 03.04.2026 – 09:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshje në familje, e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. Obiliq 03.04.2026 – 20:00. Pas një mosmarrëveshje në familje, janë përfshirë në rast, e dyshuara femër dhe i dyshuari mashkull kosovar (babë e vajzë). Palët kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Mitrovicë Jug 03.04.2026 – 15:20. Viktima femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i moshës madhore me probleme psikike, pas një mosmarrëveshje në banesë e ka kanosur. I dyshuari nuk është takuar dhe gjendet në arrati.

Go to News Site