Collector
“Dy persona i kanë mshu derës përreth 20 min, kam njoftu Policinë” - Shkëlzen Gashi flet për ekspozitën, reagimet e bastisjen e shtëpisë | Collector
“Dy persona i kanë mshu derës përreth 20 min, kam njoftu Policinë” - Shkëlzen Gashi flet për ekspozitën, reagimet e bastisjen e shtëpisë
Telegrafi

“Dy persona i kanë mshu derës përreth 20 min, kam njoftu Policinë” - Shkëlzen Gashi flet për ekspozitën, reagimet e bastisjen e shtëpisë

Ditë më parë ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, e vendosur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë pati ngjallë reagime të shumta për të dhëna të pasakta. Disa ditë pas vendosjes së kësaj ekspozite në sheshin e Prishtinë dhe reagimet të shumta, ekspozita u largua nga sheshi. Largimi u bë pas vendimit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për pezullimin e lejes së ekspozimit, për shkak të pasaktësive të evidentuara në përmbajtjen e ekspozitës. Akuza për pasaktësi dhe fyerje - çfarë ndodhi me ekspozitën për masakrat në Kosovë e cila u largua nga sheshi Autor i ekspozitës është Shkëlzen Gashi, të cilit i është bastisur edhe banesa nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Derisa Gashi ka hasur në kritika të forta lidhur me ekspozitën, disa kanë në mbrojtje të tij. Nëpërmjet një letre publike, historianë dhe albanologë ndërkombëtarë i kanë bërë apel Prokurorisë Speciale të Kosovës që të ndalë hetimet për Shkëlzen Gashin, autorin e ekspozitës që shpërfaqi të dhëna të pasakta për masakrat në Kosovë javën e shkuar. Florian Bieber, Konrad Clewing, Krisztián Csaplár-Degovics, Sir Noel Malcolm, Robert Pichler, Albert Ramaj e Oliver Jens Schmitt, kanë thënë se nuk është normale që cilësia e një pune shkencore, bashkë me dobësitë e mundshme apo reale, të bëhet shkak për ndjekje penale nga shteti dhe se procese të tilla ndodhin zakonisht në shtete autoritare ose në demokraci të dobëta dhe të rrezikuara. Schmitti, Malcolmi e të tjerët i kërkojnë Prokurorisë t’i ndalë hetimet ndaj Gashit E autori Gashi një javë pasi iu largua ekspozita nga sheshi ka folur në podacastin “Nerv”. Gashi ka folur për atë se si i kanë shkuar në banesë për ta bastisur dhe intervistimin që ka pasur nga organet e hetuesisë. Ai ka treguar edhe për masakrat që ka prezantuar në libër dhe ato të prezantuara në ekspozitën në shesh. /Telegrafi/

Go to News Site