Collector
Ofendoi familjen Haradinaj, ndalohet për 48 orë i dyshuari në Pejë | Collector
Ofendoi familjen Haradinaj, ndalohet për 48 orë i dyshuari në Pejë
Telegrafi

Ofendoi familjen Haradinaj, ndalohet për 48 orë i dyshuari në Pejë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari në Pejë për ofendimin e familjes Haradinaj. Në njoftimin e Policisë thuhet se rasti ka ndodhur të premten, në sheshin “Shkëlzen Haradinaj” në Pejë, të premten e 3 prillit, në ora 18:00. “Ngacmim dhe armëmbajtje pa leje - sheshi Shkëlzen Haradinaj, Pejë 03.04.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në rrjetin social ka postuar një video incizim duke ofenduar familjen Haradinaj”, thuhet në raport. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë zjarri – pistoleta, njëra me 4 copë fishekë. Për rastin ka konfirmuar për Telegrafin edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës. “Pas arrestimit nga Policia e Kosovës, i dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit”, thanë nga Prokuroria. /Telegrafi/

Go to News Site