Collector
Laraska e detit gjendet edhe në Kosovë, Pacolli: Moment i veçantë për biodiversitetin | Collector
Laraska e detit gjendet edhe në Kosovë, Pacolli: Moment i veçantë për biodiversitetin
Telegrafi

Laraska e detit gjendet edhe në Kosovë, Pacolli: Moment i veçantë për biodiversitetin

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli ka publikuar fotografi të Laraskës së detit, e cila është dokumentuar se gjendet në Kosovë. Pacolli në një postim në Facebook shkruan se ky është moment i veçantë për biodiversitetin. “Super lajm për Kosovën! Për herë të parë, laraska e detit (Haemantopus ostralegus) është dokumentuar me fotografi në vendin tonë, duke dëshmuar praninë e këtij zogu shtegtar edhe në Kosovë. Një moment i veçantë për biodiversitetin dhe për vëzhguesit e shpezëve në vendin tonë!”, shkruan ajo. /Telegrafi/

Go to News Site