Collector
Sa aeroplanë kanë humbur amerikanët deri më tani në luftën me Iranin? | Collector
Sa aeroplanë kanë humbur amerikanët deri më tani në luftën me Iranin?
Telegrafi

Sa aeroplanë kanë humbur amerikanët deri më tani në luftën me Iranin?

Shtatë aeroplanë amerikanë janë shkatërruar në konfliktin me Iranin. Humbjet e një F-15 dhe një A-10 këtë të premte rrisin në shtatë numrin e aeroplanëve të Forcës Ajrore amerikane të shkatërruar gjatë luftës me Iranin. Lufta në Iran, zhvillimet më të fundit nga Lindja e Mesme Incidentet e mëparshme përfshijnë rrëzimin e tre F-15 në Kuvajt nga zjarr miqësor, humbjen e një tanker-i KC-135 në Irak dhe shkatërrimin e një E-3 Sentry në Arabinë Saudite gjatë një sulmi iranian. Një F-35 gjithashtu realizoi ulje emergjente pas goditjes nga zjarri iranian. 2 mars Tre F-15 u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit në një incident “zjarr miqësor” mbi Kuvajt. Të gjashtë anëtarët e ekuipazhit u hodhën me parashutë pa u lënduar dhe Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth, tha këtë javë se tre pilotët kishin rikthyer në misione ndaj Iranit. 12 mars Gjashtë anëtarë të ekuipazhit amerikan humbën jetën kur tanker-i KC-135 i tyre u rrëzua në Irak. Ushtria amerikane tha se aeroplani i furnizimit me karburant nuk u rrëzua nga zjarr armik ose miqësor, por u përfshi në një incident me një aeroplan tjetër gjatë pjesëmarrjes në Operacionin Epic Fury. Aeroplani i dytë u ul pa probleme. 26 mars Një E-3 Sentry i Forcës Ajrore amerikane, për alarm dhe kontroll ajror, u shkatërrua në pistë gjatë një sulmi iranian mbi Bazin Ajror Prince Sultan në Arabinë Saudite, sipas fotografive të verifikuara nga CNN , ku ky i fundit raportoi se sulmi mbi bazën la të paktën 10 anëtarë të shërbimit amerikan të lënduar. Nuk u raportuan viktima. Një aeroplan tanker i Forcës Ajrore amerikane gjithashtu u dëmtua, thanë burimet. Për më tepër, një F-35 amerikan realizoi një ulje emergjente në një bazë ajrore amerikane në Lindjen e Mesme muajin e kaluar pasi u godit nga ajo që besohet të ketë qenë zjarr iranian, thanë dy burime të njohura për CNN. Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të mbajë epërsinë absolute në fuqinë ajrore globale, me mbi 13 mijë aeroplanë ushtarakë në dispozicion. Ky numër e vendos Uashingtonin shumë përpara rivalëve të tij kryesorë në skenën ndërkombëtare. Pas SHBA-së renditet Rusia me rreth 4000 aeroplanë, ndërsa Kina zë vendin e tretë me mbi 3000 mjete ajrore ushtarake. Lista vazhdon me India, e cila ka rreth 2000 aeroplanë dhe Koreja e Jugut me mbi 1500. /Telegrafi/

Go to News Site