Collector
Formacionet zyrtare: Ballkani – Dukagjini | Collector
Formacionet zyrtare: Ballkani – Dukagjini
Telegrafi

Formacionet zyrtare: Ballkani – Dukagjini

Ballkani do të jetë nikoqir i Dukagjinit në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit kosovar, ndeshje kjo që nis me fillim nga ora 15:00. Vendasit vijnë në këtë sfidë pas disfatës xhiron e kaluar 1-0 ndaj Prishtinës në udhëtim, ndërsa Dukagjini pas barazimit 1-1 në shtëpi ndaj Prishtinës së Re. Për Ballkanin pikët në këtë ndeshje kanë rëndësi të madhe duke marrë parasysh luftën me Dritën dhe Prishtinën për titull kampion, ndërsa klinasit synojnë pozitat e para në tabelë. Në ndeshjen e fundit mes këtyre dy skuadrave të zhvilluar në Klinë, nuk kishte pasur fitues pasi ndeshja kishte përfunduar baras 0-0. Formacionet zyrtare: Ballkani : Iljazi, Jashanica, Vokrri, Batarelo, Halili, Petkov, Ismajlgeci, Diene, Serebe, Kryeziu, Tolaj. Dukagjini : Lekaj, Basri, Pllana, Iseni, Xhemajli, Mërlaku, Pefqeli, Khalid, Bardhoku, Gashi, Maliqi. / Telegrafi /

Go to News Site