Collector
I mituri godet bashkëmoshatarin me thikë në Podujevë | Collector
I mituri godet bashkëmoshatarin me thikë në Podujevë
Telegrafi

I mituri godet bashkëmoshatarin me thikë në Podujevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të mitur në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se ka goditur me thikë një bashkëmoshatar. Rasti ka ndodhur në Podujevë, të premten në ora 09:40. “Është raportuar se ka ndodhë një lëndim trupor, i dyshuari i mitur ka goditur me thikë viktimën e mitur, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore në këmbë”, thuhet në raport. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Go to News Site