Telegrafi
Disa kompani petrokimike në provincën jugperëndimore të Iranit, Khuzestan, pësuan dëme në impiantet e tyre gjatë sulmeve ajrore këtë mëngjes, sipas mediave shtetërore iraniane. Aeroplanët luftarakë synuan kompleksin petrokimik Bu Ali si dhe kompleksin petrokimik Bandar Imam, ku pjesë të impianteve u dëmtuan, raporton agjencia shtetërore iraniane Tasnim. Zona Speciale Petrokimike e Mahshahr u godit gjithashtu në një seri sulmesh, sipas Tasnim. See on Instagram Këto kompani konsiderohen degë të grupit të madh iranian të industrisë petrokimike, Persian Gulf Petrochemical Industries Company (PGPIC), i cili, sipas SHBA-së, është konglomerati inxhinierik i Forcave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). Degët u vendosën nën sanksione nga Thesari amerikan në vitin 2019. Një zyrtar i zbatimit të ligjit në provincën Khuzestan, Valiollah Hayati, tha se ekziston një “potencial i madh për viktima” pas sulmeve nga SHBA dhe Izraeli, shkruan cnn. Lufta në Iran, zhvillimet më të fundit nga Lindja e Mesme Sulmet e raportuara vijnë pas goditjes së një prej fabrikave më të mëdha të çelikut në Iran, në qytetin e Esfahanit, të mërkurën vonë, sipas mediave shtetërore, duke dëmtuar më tej infrastrukturën kyçe. Ndryshe, fabrikat petrokimike janë një industri thelbësore në Iran, duke mbështetur shumë sektorë të tjerë të ekonomisë prodhuese, përfshirë plastikat, plehrat kimike dhe produkte të tjera të përditshme. /Telegrafi/
Go to News Site