Telegrafi
Ylli i Kosovës Fisnik Asllani është rikthyer me gol menjëherë te skuadra gjermane Hoffenheim. Qendërsulmuesi realizoi një supergol për të barazuar rezultatin ndaj Mainzit. Pas një gabimi në mbrojtje, topi iu kthye Asllanit i cili me një goditje nga distanca e la portierin plotësisht të shtangur. FISNIK ASLLANI ES UN FUERA DE SERIE, GOLAAAAZO!!! pic.twitter.com/DoJK8qBcfw — ΔKILΣΔS (@AKILEAS_) April 4, 2026 Ndërkohë, ky është goli i nëntë i Asllanit këtë edicion në Bundesliga, kurse numëron edhe pesë asistime./ Telegrafi /
Go to News Site