Collector
Pas golit, Vedat Muriqi shpallet “Lojtari i Ndeshjes” ndaj Real Madridit | Collector
Pas golit, Vedat Muriqi shpallet “Lojtari i Ndeshjes” ndaj Real Madridit
Telegrafi

Pas golit, Vedat Muriqi shpallet “Lojtari i Ndeshjes” ndaj Real Madridit

Ylli i Mallorcas Vedat Muriqi e ka fituar epitetin e “Lojtarit të Ndeshjes” nga “SofaScore” me paraqitjen fantastike ndaj Real Madridit. Muriqi shënoi golin e 19-të të La Liga-s në kohën shtesë për ta lënë plotësisht të shtangur Andriy Lunin dhe i sjellë Mallorcas fitoren e parë pas 14 viteve kundër gjigantit madrilen. “ SofaScore ” e ka vlerësuar me notën 7.5, që ishte më e larta në këtë sfidë ku përpos golit, fitoi edhe shtatë duele. Muriqi ndër të tjera pas golit nuk arriti t’i mbajë lotët pasi siç e dimë kaloi një periudhë të rëndë emocionale kur pësoi humbje nga Turqia në finalen e play-offit, që u zhvillua në Prishtinë. “Për Kosovën”, bashkëlojtari i Mallorcas i jep mbështetje Vedat Muriqit, i cili qan pas golit ndaj Real Madridit Ndërkohë, bashkëlojtari i tij Mojica u dëgjua duke ia dedikuar golin Kosovës pas festës, në momentin kur Muriqi s’po arrinte t’i ndalë lotët./ Telegrafi /

Go to News Site