Collector
Sezoni i buburrecëve ka nisur: Si t’i largoni nga shtëpia pa kimikate të rënda | Collector
Sezoni i buburrecëve ka nisur: Si t’i largoni nga shtëpia pa kimikate të rënda
Telegrafi

Sezoni i buburrecëve ka nisur: Si t’i largoni nga shtëpia pa kimikate të rënda

Buburrecat mund të përhapin baktere të rrezikshme përmes ushqimit dhe sipërfaqeve. Ja pse shfaqen më shpesh në këtë periudhë dhe çfarë duhet të bëni për t’i mbajtur larg Në natyrë, buburrecat kanë një rol të rëndësishëm: njësoj si termitet, ato marrin pjesë në zbërthimin e materies organike. Megjithatë, prania e tyre në shtëpi nuk është aspak e dëshirueshme. Para së gjithash sepse lidhen me papastërtinë, ndërsa edhe vetë pamja e tyre ngjall shqetësim për pasojat që mund të kenë për shëndetin. Sezoni i tyre është në fund të marsit dhe në fillim të prillit, periudhë kur më shpesh hyjnë në ambiente të brendshme. Nuk transmetojnë drejtpërdrejt sëmundje si rriqrat apo mushkonjat, por mund të përhapin në mënyrë mekanike patogjenë që shkaktojnë sëmundje si Escherichia coli dhe salmonela, kujton prof. Eric Benson, entomolog në Universitetin Clemson, transmeton Telegrafi. Pse janë buburrecat të rrezikshme? Problemi kryesor i përhapjes së tyre është kontaminimi. Buburrecat mund të lënë patogjenë në ambient, sidomos në ushqim dhe pije, duke shkaktuar pasoja që variojnë nga diarreja deri te salmoneloza apo edhe kriza astmatike te personat e ndjeshëm. Kontaminimi vjen nga jashtëqitjet e tyre, por jo vetëm kaq. Edhe ajo që konsumojnë dhe më pas e rikthejnë në sipërfaqe mund të jetë e rrezikshme për higjienën. Si të luftohen? Kur tashmë kanë hyrë në shtëpi, mënyra më e drejtpërdrejtë për t’i luftuar është dezinsektimi. Megjithatë, përhapja mund të ndodhë në çdo periudhë të vitit, edhe pse shpesh fillon në mars dhe prill. Arsyeja është se në këtë periudhë çelin vezët e shumë llojeve të buburrecëve, duke shkaktuar shumim të shpejtë. Pse shfaqen buburrecat? Prania e tyre nuk do të thotë gjithmonë mungesë higjiene. Shpesh, shkaku janë kushtet ideale. Buburrecat tërhiqen nga: burimet e ushqimit lagështia vendet ku mund të fshihen Ato mund të gjenden edhe në shtëpi shumë të pastra, ku ushqehen me thërrime, ushqim për kafshë, mbetje ushqimore apo mbeturina. Rubinetet që pikojnë, uji i ndenjur, tubat që rrjedhin dhe lëngjet e derdhura i tërheqin edhe më shumë. Nëse këtyre u shtohet edhe hyrja e lehtë përmes çarjeve apo hapësirave rreth tubave, rreziku i shfaqjes së tyre rritet ndjeshëm. Si t’i mbani larg? Pasi të hyjnë në shtëpi, buburrecat bëjnë gjithçka për të mbijetuar. Janë ndër insektet më të vjetra dhe më të përshtatshme në planet. Prandaj, rregulli kryesor është: mos i lejoni të hyjnë. Ja disa këshilla praktike: Hiqni bimët pranë shtëpisë: largoni barin e dendur, drutë dhe degët që prekin muret Mbyllni hyrjet: kontrolloni rrjetat, vulosni hapësirat rreth tubave dhe kanaleve Mos lini ushqim për kafshët gjatë natës Pastroni rregullisht mbetjet e kafshëve Nxirrni shpesh mbeturinat dhe mbajini të mbyllura mirë Mbani enët dhe kontejnerët të pastër dhe të thatë Kontrolloni kutitë dhe qeset para se t’i fusni në shtëpi Kini kujdes me mobiliet e përdorura dhe sendet që futni në shtëpi Përdorni kuti plastike në vend të kartonit për ruajtje afatgjatë Fshini dhe pastroni rregullisht pluhurin dhe thërrimet Ruani ushqimin në enë të mbyllura dhe pastroni menjëherë çdo derdhje Mos lini enë të palara gjatë natës Pastroni dollapët dhe sirtarët rregullisht Kufizoni ngrënien në një hapësirë të caktuar Mbani ambientin të rregullt dhe pa grumbullime kartoni apo letre /Telegrafi/

Go to News Site