Collector
Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll, diskutohet paqja në Ukrainë | Collector
Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll, diskutohet paqja në Ukrainë
Telegrafi

Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll, diskutohet paqja në Ukrainë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, priti homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Stamboll, për bisedime mbi sigurinë e energjisë dhe lundrimit, si dhe përpjekjet për t'i dhënë fund luftës me Rusinë. Vizita vjen një ditë pasi Erdogan foli me presidentin rus Vladimir Putin, i cili akuzoi Kievin se po përpiqet të shënjestrojë tubacionin e gazit midis Rusisë dhe Turqisë që furnizon disa vende evropiane. Erdogan "theksoi rëndësinë që Turqia i kushton sigurisë së lundrimit në Detin e Zi dhe natyrën thelbësore të sigurisë së furnizimit me energji". Të dy udhëheqësit diskutuan marrëdhëniet midis vendeve, "përpjekjet për paqe në konfliktin Rusi-Ukrainë dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare". Ndër tjera, Zelensky tha se ata kishin diskutuar "hapat për të zbatuar projekte të përbashkëta në zhvillimin e infrastrukturës së gazit”. Ndryshe, Kievi ka kërkuar një armëpushim gjatë festave ortodokse të Pashkëve, që do të përfshinte ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike. Rusia tha se nuk kishte parë ndonjë propozim “të formuluar qartë” nga Kievi. /Telegrafi/

Go to News Site