Collector
Në stilin e Quaresmas, Xherdan Shaqiri realizon eurogol ndaj Young Boys | Collector
Në stilin e Quaresmas, Xherdan Shaqiri realizon eurogol ndaj Young Boys
Telegrafi

Në stilin e Quaresmas, Xherdan Shaqiri realizon eurogol ndaj Young Boys

Ylli shqiptar Xherdan Shaqiri ka shënuar një gol mahnitës për Baselin ndaj Young Boys. Në stilin e portugezit Riccardo Quaresma, pra me të “jashtmen”, Shaqa e la të shtangur portierin e mysafirëve. Me një goditje të fuqishme, lojtari nga Gjilani e dërgoi topin në kënd të portës për t’ia rikthyer epërsinë Baselit. Për ta parë golin: VIDEO Ndërkohë, Baseli është në epërsi prej 2-1 pas 45 minutave të zhvilluar./ Telegrafi /

Go to News Site