Telegrafi
Portieri i Kasimpasas Andreas Gianniotis ka shënuar nga porta e tij në fitoren ndaj Kayeserisporit. Kasimpasa mori një triumf të madh me rezultat 2-0, por goli i dytë e fitoi tërë vëmendjen, që ndoshta do të jetë goli më i mirë i sezonit. Me një goditje të fuqishme nga porta e tij, Gianniotis arriti ta lë të shtangur portierin mysafir për ta vulosur fitoren (66’). Ky gol mahniti edhe të gjithë lojtarët, që menjëherë vrapuan drejt “gardianit” për të festuar së bashku. ⚽ #ETİCraxThins İle Maçın Golü ⚪ Andreas Gianniotis'ten, kaleden kaleye sürpriz gol! | #beINSPORTS @eti pic.twitter.com/Hssu0G4Lj6 — beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) April 4, 2026 Ndërkohë, Kasimpasa me këtë fitore u ngrit në pozitën e 13-të me 27 pikë./ Telegrafi /
Go to News Site