Collector
Irani i kthen përgjigje Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr | Collector
Irani i kthen përgjigje Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr
Telegrafi

Irani i kthen përgjigje Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr

Me sa duket, Irani i është përgjigjur kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, se vendi do të përballet me një “ferr” nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet deri të hënën. Në komentet e transmetuara nga media shtetërore iraniane, një zëdhënës iranian tha: "Mos harroni se nëse agresioni zgjerohet, i gjithë rajoni do të shndërrohet në një ferr për ju". "Iluzioni i mposhtjes së Republikës Islamike të Iranit është shndërruar në një moçal në të cilin do të fundoseni”, shton deklarata e zëdhënësit iranian. Lista e ultimatumeve të presidentit amerikan për Iranin Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se Iranit “po i mbaron koha” që të arrijë një marrëveshje. "A e mbani mend kur i dhashë Iranit dhjetë ditë për të bërë një marrëveshje ose për ta hapur Ngushticën e Hormuzit. Koha po mbaron – 48 orë para se ferri të bie mbi ta”, shkroi Trump në Truth Social. Ndërsa sa i përket rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran, Trump ka deklaruar se nuk do të ndikojë në negociata. /Telegrafi/

Go to News Site