Telegrafi
Arbër Hajdari dha mendimin e tij për vendimin e Selinit të qëndrojë në Big Brother VIP Albania dhe të vazhdojë lojën. Ai e vlerësoi guximin e saj dhe qëndrimin e vendosur brenda shtëpisë. BBVA/YouTube Arbri: “Mua më pëlqejnë guximtarët dhe më pëlqeu vendimi që mori Selin për të qëndruar në shtëpi. Për disa arsye, gjithmonë më kanë pëlqyer njerëzit që kanë cuar betejat në fund. Dhe Selinit iu tha diçka që nuk kishte të bënte me lojën e saj, nuk kishte indicie që ti je keq, na ke turpëruar. Vendimi për të vazhduar lojën brenda shtëpisë dhe për të cuar betejën e saj deri në fund, dhe ndoshta për të pretenduar për të fituar luftën, janë veprime dhe qëndrime që i marrin vetëm njerëzit e guximshëm. Për ta përmbyllur, Selin, do të doja të të jepja një këshillë: unë mendoj që jo gjithmonë njerëzve, sidomos pasi kërkojnë falje, duhet t’u kthehesh me të njëjtën monedhë”. Me këto fjalë, Arbër Hajdari nënvizon jo vetëm vendosmërinë dhe guximin e Selinit, por edhe rëndësinë e menaxhimit të marrëdhënieve dhe respektit në lojë, duke e cilësuar si një nga banoret më strategjike dhe të vendosura brenda shtëpisë. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Go to News Site