Collector
Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar | Collector
Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar
Telegrafi

Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Kolonat e mjeteve krijuan radhë herë pas here në pikën kufitare të Morinit. Pavarësisht reshjeve të shiut dhe motit të paqëndrueshëm të kësaj fundjave, qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt qyteteve të ndryshme në Shqipëri për të kaluar këto ditë pushimi, që përkojnë edhe me Pashkët Katolike. Jo vetëm familjarë por edhe grupe shokësh, përfshirë edhe studentë që jetojnë në Zvicër e që kanë sjellë bashkëmoshatarët e tyre për te vizituar Kosovën e më pas Shqipërinë. Polica kufitare operoi me procedurën e thjeshtëzuar të kalimit të kufirit pa kontrolle për të gjitha automjetet me targa të Shqipërisë e Kosovës. Herë pas here krijoheshin radhë nga numri i lartë i mjeteve për të cilat policia kufitare vuri në dispozicion të gjitha sportelet për të shmangur qëndrimet e panevojshme në kufi./RTSH - YouTube youtu.be

Go to News Site