Telegrafi
Talenti i ri i Bayern Munich, Lennart Karl, është plot besim para udhëtimit të skuadrës së tij për t’u përballur me Real Madridin në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Karl realizoi golin vendimtar në fitoren dramatike 3-2 ndaj Freiburg, dhe pritet të ketë rol edhe në përballjen e madhe që po afrohet. Duke folur për nivelin e besimit në skuadër para ndeshjes në Madrid, ai u shpreh se Bayerni është optimist i madh. “E kemi diskutuar në zhveshtore se kjo fitore na jep shumë besim për ndeshjen në Madrid”. “Është shumë e rëndësishme që fituam. Në fakt, tani për tani ndihemi të pamposhtur”, deklaroi ai pas triumfit spektakular ndaj Freiburgut. Karl, i cili më herët gjatë këtij sezoni kishte pranuar se ëndërron një transferim të ardhshëm te Real Madridi, ka regjistruar tetë gola dhe pesë asistime në të gjitha garat me Bayernin këtë sezon./ Telegrafi/
Go to News Site