Collector
Dy përballja të forta sot në Superligën e Kosovës | Collector
Dy përballja të forta sot në Superligën e Kosovës
Telegrafi

Dy përballja të forta sot në Superligën e Kosovës

Java e 27-të në Superligën e Kosovës vazhdon sot me dy përballje mjaft interesante, pasi tri ndeshje të tjera u zhvilluan të shtunën. Në takimet e luajtura një ditë më parë, Gjilani mori një fitore të rëndësishme si mysafir ndaj Prishtinës së Re me rezultat 2-1. Llapi triumfoi minimalisht ndaj Ferizajt me shifrat 1-0, ndërsa Ballkani fitoi në frymën e fundit ndaj Dukagjinit me rezultat 2-1. Sot, vëmendja zhvendoset në Gjilan, ku Drita pret Malishevën nga ora 15:00, në një ndeshje tejet të rëndësishme për objektivat e të dy skuadrave. Vendasit synojnë të marrin kreun e tabelës, ndërsa Malisheva kërkon të mbetet në garë për pozitat e para. Ndërkohë, ndeshja tjetër zhvillohet në Skenderaj, në stadiumin “Bajram Aliu”, ku Drenica përballet me Prishtinën. Edhe kjo sfidë pritet të jetë vendimtare për ecurinë e sezonit, me vendasit që luftojnë për mbijetesë, ndërsa kryeqytetasit synojnë rikthimin në krye të renditjes. /Telegrafi/ Standings provided by Sofascore

Go to News Site