Collector
Të shtëna me armë në një lokal në Prishtinë, dy të plagosur – arrestohet një i dyshuar | Collector
Të shtëna me armë në një lokal në Prishtinë, dy të plagosur – arrestohet një i dyshuar
Telegrafi

Të shtëna me armë në një lokal në Prishtinë, dy të plagosur – arrestohet një i dyshuar

Një incident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë , ku disa persona janë përleshur mes vete në një lokal, duke përdorur edhe armë zjarri. Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 02:32, kur konflikti ka eskaluar në të shtëna me armë. Si pasojë, dy meshkuj kosovarë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri. Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa hetimet po vazhdojnë. /Telegrafi/

Go to News Site